Për mesfushorin e Barcelonës, Gavi, grumbullimi me kombëtaren spanjolle për Botërorin 2026 ka qenë shpërblimi i një periudhe të gjatë sakrificash dhe rikuperimi.
Futbollisti u shfaq mjaft i emocionuar në momentin kur mësoi se ishte përzgjedhur nga trajneri Luis de la Fuente.
Pamjet e reagimit të tij janë publikuar së fundmi nga shoku i skuadrës, Lamine Yamal. Video-ja ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, duke treguar anën emocionale të rikthimit të talentit spanjoll.
Gavi kaloi një pjesë të madhe të sezonit larg fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë. Rikthimi në listën e Spanjës ishte padyshim një moment i veçantë për mesfushorin e Barcelonës.
Gavi’s reaction to the World Cup call after long injury, filmed by Lamine Yamal. ???????????? pic.twitter.com/dgDn2cpk1G
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 25, 2026
