Apolonia humbi nga një gabim në mbrotje takimin në Pogradec me rezultat 1-0. Trajneri Pajaziti u shgpreh për takimin, për dëmtimet dhe për lojën e fierakëve. Tekniku i ekipit jugor u pa i mërzitur dhe i zhgënjyer për humbjen në intervistë.
“Pësuam nga gabimi ynë. Futbolli i ka këto, duhet të ulemi e të pubojmë. Duhet të luajmë më mirë. Dalja e Trifonit ndikoj pasi ai kishte shqetësime që dje. Lojtari që u fut nuk është stërvitur prej ditësh. Jam i zhgënjyer me rezultatin. Kemi probleme me lojtarët, me dëmtimet këto kohë. Fusha ishte e rënduar dhe na hapi punë. Jemi mësuar të lozim në fushë me bar artificial. Çunat ben luftë që të dalim me pikë sot.", u shpreh Pajaziti.
Poll