Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Rolando Maran vjen si rekordmen në Shqipëri, ja si trajneri i Kombëtares i habiti të gjithë në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Rolando Maran vjen si rekordmen në Shqipëri, ja si trajneri i
Rolando Maran

Rolando Maran u zyrtarizua ditën e sotme si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Ai do të jetë në krye të kuqezinjve, deri në fund të kualifikueseve të Euro 2028, me objektivin për të marrë pjesë atë kompeticion presigjioz.

Mirëpo, në Kombëtaren tonë, 62-vjeçari vjen me një rekord mbi shpinë. Këtë rekord, Maran e ka vendosur gjatë sezonit 2012/2013 me Catania në Serie A. Sezonin në fjalë, Catania nën drejtimin e trajnerit aktual të Shqipërisë, e mbylli me 56 pikë.

Kjo kuotë pikësh ishte më e mira ndonjëherë në elitë për skuadrën “kuqeblu”. Atë sezon Catania pritej që të luftonte për mbijetesë, por Maran ia doli që ta dërgonte shumë pranë Evropës dhe me një kuotë pikërsh rekord.

Poll

Lexo gjithashtu