Te Luftëtari ka një largim të rëndësishëm dhe të papritur në klub. Gjirokastritët para pak minutash kanë njoftuar largimin e administratorit të klubit, Fotis Kristidhit.
Luftëtari e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim. Ndërkohë arsyeja e kësaj “ndarjeje” mes palëve nuk dihet ende.
“Luftëtari njofton largimin e Fotis Kristidhit nga detyra e administratorit.
E falënderojmë për punën dhe kontributin e dhënë si trajner dhe administrator, veçanërisht në momentet e vështira dhe gjatë kësaj periudhe sfiduese.
Klubi i uron suksese dhe arritje të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional”, shkruan klubi gjirokastrit. Këto të fundit janë pjesëmarrës në Kategorinë e Parë, ku pas 11 javësh kanë mundur të grumbullojnë vetëm 9 pikë dhe ndodhen në “zonën e ftohtë”. Nd♪7rkohë siç dihet para disa ditësh është larguar edhe trajneri, Besmir Shabani dhe ndihmësi i tij.
