Egnatia do të luajë të shtunën përballë Vllaznisë në raudin e dytë të Final Four, e përcaktuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00.
Fitorja 4-0 përballë Elbasanit ka rritur ndjeshëm mundësitë që rrogozhinasit të besojë tek fitimi i titullit dhe me ardhjen në stol të trajnerit Nevil Dede, kjo bindje është përforcuar akoma më shumë.
Së fundmi, një video e publikuar nga faqja e klubit rrogozhinas vërteton më së miri nivelin e përgatitjes dhe me sa kujdes po trajtohet ky duel me shkodranët, të cilët në anën tjetër duan reagimin e menjëhershëm pas disfatës 0-2 në ndeshjen e parë nga Dinamo.
Fillimisht në video shfaqet zëvendës-trajneri i Egnatias, Julian Brahja i cili jep udhëzime për lojtarët se si të gjejnë “formulën” drejt tri pikëve të radhës dhe më pas, sekuencat tregojnë çaste të shkëputura nga stërvitja e lojtarëve dhe ndeshja e fundit e luajtur në tempullin kuqezi përballë verdhebluve të Ivan Gvozdenovic.
View this post on Instagram
