Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dy trofe me Interin dhe "nënshtrim" total ndaj rivalëve në Serie A, Chivu merr çmimin prestigjioz në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Dy trofe me Interin dhe "nënshtrim" total ndaj rivalëve
Trajneri i Interit, Christian Chivu

Nuk kishte si të përfundonte ndryshe, viti i parë i Christian Chivu në pankinën e Interit.

Trajneri rumun ia doli të udhëhiqte të tijët drejt dy trofeve si titulli në Serie A dhe Kupa e Italisë e fituar përballë Lazios. Për këtë arsye, Liga e futbollit italian e ka shpërblyer me çmimin si trajneri më i mirë i sezonit, duke mposhtur konkurrencën e rivalëve të tij si Conte dhe Allegrin.

Chivu mori “frerët” e zikaltërve në qershor të vitit 2025, duke pasuar Simone Inzaghin që u largua drejt Arabisë Saudite dhe në 57 ndeshje në total, 45-vjeçari ka koleksionuar 36 fitore, 6 barazime dhe 11 humbje.

Poll

Lexo gjithashtu