
Momën e kom dash fort gjithmonë. Jo për na i gjo, por sinqerisht nuk ma ka prish kurrë. Nji dit prej ditësh, teksa luja me shokët e mi, aty buzë trotuarit te rruga Fortuzi, syni m’kapi nji fytyrë të pame e të dashtun. Ishte ai, sulmuesi kryesor i ekipit tim të zemrës, Agustin Kola. Kom nejt pa ekzagjerim disa minuta tue e pa.
Agustini në shoqninë e çunave të lagjes me n’krye Onen, të riun mustaqezi. Për mua Agustini ishte më shum se futbollist, një person që e vlerësojsha shumë ene jasht fushe. Sa gëzim kishte fut ai në zemrën time me golat ndaj skuadrave të rretheve, por sidomos ndaj Partizonit. Nji menje më thoshte me iu afru e me e përqafu, por turpi s’më lejte. Maj men se shkova t’u qa m’shpi. Moma, si sot e ksaj dite e kujtoj, t’u la rrobat n’govatë...
- Çfarë ke mi nonë, kush t’boni me qajt?
- Nuk më ka bo njeri mi non, thjesht du me taku Agustinin.
- Kush osht Agustini, mi nonë?
- Osht lojtari i Tironës.
- E ku o mi nonë?
- Te kryt e rrugës.
Nona më mori përdore. Aty mes çunave ishte ene Agustini.
- Çunat e nonës, kush osht Agustini?
Nji çun i ri, elegant e muskuloz u ngrit m’kom:
- Un jom.
- Amon, përqafoje içik kët çunin tem, se osht tifoz me Tironën. /Haxhi Genti Lika/