Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

Politologu publikon FOTON, si survejoheshin futbollistët e Kombëtares kur largoheshin nga Shqipëria

Shkruar nga NEWSPORT

Studiuesi dhe politogolu Afrim Krasniqi ka publikuar në rrjetet sociale një foto, teksa duken dy ish-futbollistët Lulzim Bershemi dhe Arvid Hoxha në aeroportin e Athinës.

Krasniqi thekson se në kohën e krizës ekonomike në Diktaturë, Sigurimi i Shtetitdhe Ministria e Punëve të Jashtme dyfishuan punonjësit për të survejuar ata pak shqiptarë që guxuan të dalin jashtë vendit, teksa nuk mungojnë edhe futbollistët.

Postimi i Krasniqit:

Në kohën kur Shqipëria ndodhej në krizë ekonomike Sigurimi dhe MPJ dyfishuan personelin për të survejuar ata pak qytetarë që guxuan të largohen nga vendi. Kjo foto është një prej raportimeve të operativëve, ku dallohen dy futbollistët Lulzim Bershemi dhe Arvid Hoxha, në aeroportin grek.

Janë rreth 15 foto e dyfish më shumë raporte të detajuara mbi këtë rast, ku shkonin, kë takonin, çfarë thonin, etj, etj. Materialet, janë pjesë e disa mijëra dokumenteve në hulumtimet e mia profesionale për periudhën 1986-1992 mbi ndryshimet politike & tranzicionin, në kuader të Institutit të Historisë!

P.S. Mos pyesni për emrin e drejtuesit të operacionit sepse sot është VIP në hierarkinë e lartë intelektuale tiranase...! Por kujtoni me respekt aktin kurajoz të këtyre të rinjve të talentuar dhe sidomos Bershemin, i cili këto ditë bëhet 54!

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga