
HISTORI - 37 vite me pare, 19 shtator 1979, kur Partizani i Agim Muratit trembte Celtikun, ish kampion Europe.
19 shtatori 1979 do mbahet mend në futbollin shqiptar, sepse ishte një ndeshje e madhe historike. Partizani mposhti një ekip mjaft të fortë të Europës, Celtic Glasgow. Kampionia skoceze ishte ne "top 20 skuadrat" më të mira e më të forta të "UEFA Ranking" në 2 dekadat e fundit, ish kampione europe më 1967.
Futbolli shqiptar i klubeve ishte kthyer pas një periudhe abandonimi të eurokupave. E para ishte Vllaznia më 1978 kundër Austria Vjenës. Por, ishte Partizani i Agim Muratit, ishte ai që bëri të papriturën e madhe, që gjunjëzoi kampionen e Skocisë, duke tejkaluar edhe figuren e mirë të Vllaznisë. Jo vetem me gola, por me një ndeshje ku Partizani tregoi forcën e tij, përballë një gjigandi Europian, ndryshe nga sot që smund të imagjinohet. Goli i Agim Muratit bëri xhiron e botës, dhe pse në Shqipëri mbizotëronte terri total informativ. Kujtohet komenti që i bëri edhe komentatori jugosllav në emsionin Eurogol. "Partizani i Tiranës mposhti me meritë Celtic me gol të shkëlqyer të Muratit", komentonte Vladan Stojakovic i televizionit fqinj, të cilët në fakt nuk benin aq lehtë komplimente për futbollin shqiptar. Perkundrazi!
Ndërsa shtypi skocez, ishte i shokuar nga fitorja e Partizanit shqiptar dhe mbi të gjitha nga loja e Partizanit. Fitorja edhe pse e ngushtë, edhe pse 1-0, futi frikën në Skoci. Aq sa një tabloid skocez, e quan "mister 2 golësh", fatin e Celtikut për të kaluar turin e 32 skuadrave elitare të kontinentit. Këtë mund ta shikoni në foto. Ishte një fitore që solli jo vetem triumf, por dhe frikë. Ishte hera e parë që futbolli ynë në rang klubesh ngjallte frike. Fitore e shumëfishtë me vlera historike.
Partizani :
Musta, Baci, Hysi, Spiro Curri, Berisha, Ragami, Sefedin Braho, Lame, Breca, Murati, Shyqyri Ballgjini.
Gol: Murati (35)
Celtic :
Latchford, Sneddon, McGrain, Aitken, McAdam, Conroy, Provan, Davidson, McCluskey (Doyle 57), MacLeod, Lennox Subs: Bonner, Burns, Edvaldsson, MacDonald
Arbiter: Zlakanos (Greqi)
Shikues: 20,000 /KS Partizani/
https://www.youtube.com/watch?v=XgxfQELBk40