Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kukësi 'shtyp' Tiranën! Egnatia mposht Vllazninë, por Jorgji çmend shkodranët me 2 kartonë të kuq (Rezultatet + Golat)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kukësi 'shtyp' Tiranën! Egnatia mposht
Kupa e Shqipërisë: Gjysmëfinalet

U luajtën sot dy takimet e para të raundit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024.

Kukësi mposhti Tiranën me rezultatin 2-0 në një ndeshje mjaft të bukur të zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”. Kuksianët falë këtij triumfi hodhën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Shqipërisë.

Kukësi zhbllokoi takimin në minutën e 20-të të pjesës së parë me Theodoros Mingos, falë një kundërsulmi të shpejtë. Pjesa e parë përfundoi 1-0, ndërsa në fraksionin e dytë kuksianët shënuan sërish me Nicolai Solodovnicov. Në fund sfida u mbyll me rezultatin 2-0.

Egnatia mposhti Vllazninë 1-0 në stadiumin “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit gjetën golin e vetëm të takimit në minutën e 30-të të pjesës së parë me Fernando Medeiros. Në fund sfida u mbyll 1-0, me Egnatian që është më pranë finales.

Takimet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më datë 24 prill. Sfida Tirana – Kukësi, do të zhvillohet në ora 15:00, ndërsa ndeshja Vllaznia – Egnatia, në ora 18:00.

Kukësi 2-0 Tirana (Mingo 19', Solodovnicov 59')

Stadiumi: Kukës Arena Arbitër: Kreshnik Cjapi Formacionet zyrtare: Kukësi: Tafas, Lamce, Reci, Zhongo, Hasaj, Mingo, Duka, Beshiraj, Salami, Lala, Solodovnicov. Trajner: Bledar Devolli Tirana: Kozi, Lulaj, Najdovski, Jonuzi, Latifi, Haxhiu, Përgjoni, Jaku, Deliu, Hoxhallari, Patrick. Trajner: Erbim Fagu 59' Goli i Kukësit, Solodovnicov përfiton nga pergjumja e mbrojtjes (VIDEO) 19'- Goli i Kukësit. Mingos zhbllokon rezultatin. VIDEO  

Egnatia 1-0 Vllaznia (Fernando 30')

Stadiumi: Egnatia Arena Arbitër: Enea Jorgji Formacionet zyrtare: Egnatia: Sherri, Francois, Aleksi, Montenegro, Medeiros, Ndreca, Maloti, Zejnullai, Frangaj, Spahiu, Ibrahimoglu. Trajner: Edlir Tetov Vllaznia: Qarri, Juric, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Boshnjaku, Mala, Hakaj, Stojanovic, Alivoda. Trajner: Qatip Osmani 78' Kartoni i dyte i kuq, Hakaj le Vllaznine me 9 lojtare (VIDEO + VIDEO) 35'- Stojanovic del me karton te kuq. Vllaznia me 10 lojtare. VIDEO 30'- Supergoli i Egnatas. VIDEO
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga