Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“S’ka mbaruar asgjë, lufta vazhdon”, Bledar Devolli largohet i emocionuar pas fitores me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
“S’ka mbaruar asgjë, lufta vazhdon”, Bledar Devolli

Kukësi vijon të bëjë mrekullinë teksa kësaj rradhe mposht Tiranën në sfidën e parë të gjysmëfinales së Kupës. Verilindorët fitojnë pastër 2-0 duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në finale. Megjithatë, mbetet ndeshja e kthimit për t’u luajtur dhe trajneri Devolli u shpreh pas ndeshjes se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur avantazhin.

Në përfundim të intervistës, trajneri i Kukësi largohet i emocionuar nga intervista i ngarkuar nga përjetimi i momentit.

“Kemi bërë nëj hap të rëndësishëm. Një ndeshje shumë e mirë dhe një rezultat shumë i mirë. Nuk ka mbaruar asgjë pasi kemi përballë Tiranën. Ekip me cilësi, trofe dhe traditë. Duhet të jemi të përulur, nga nesër fillojmë punën. I falenderoj djemtë për çdo gjë sot.

Dedikimi pas golit të dytë? Stadiumi i mbyllur, por kemi edhe njerëz të afërt në tribunë. Njëra është për Grande Profe Sulën (Starovën), tjetra është për një njeri të dashur.

Në dhomat e zhveshjes flasim me ekipin, i komplimentojmë, por lufta vazhdon e përulur. Sakrifikojmë, punojmë pasi vërejtjet tona i bëjnë mirë djemve.

Porta e paprekur? Ndeshja e pestë dhe kemi pësuar vetëm 1 gola. Jemi të fortë në prapavijë.

Rastet e humbura për 3-0? Më pëlqen që ne shkojmë te porta. Të gjithë e dinë që unë nuk ankohem për raste, shyqyr Zotit që shkojmë në portë. Trajneri ka për detyrë të të dërgojë te porta, më pas e di Ai lart.

Kupa në Kukës? …(Largohet i emocionuar)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga