
Dinamo City 1-0 Teuta (Denisson 93')
Superiore: Java 27 (E prapambetur)
Stadiumi: Air Albania
Arbitër: Eldorjan Hamiti
Formacionet zyrtare:
Dinamo City (4-2-3-1): Sali; Meksi, Hoxha, Behiratçe, Lorran; Smaçi, Goudiaby; Marku, Qefalija, Denisson; Zabërgja. Trajner: Dritan Mehmeti
Teuta (3-4-2-1): Vata; Jazxhi, Gjini, Korobelli; Kruja, Daja, Beqja, Gjinollari; Peposhi, Lloci; Daci. Trajner: Edi Martini
Komenti minutë pas minute:
90+7' Përfundon ndeshja.
90+3' GOL! Kryevepër e Denisson i cili i jep avantazhin Dinamos. (VIDEO)
75’ Denison niset me shpejtësi drejt zonës, Jazxhi e ndal mrekullisht duke i mohuar një mundësi për të rrezikuar portën.
66’ Smaçi provon nga një distancë e largët dhe topi devijohet, por Vata pret në pozicion. (VIDEO)
64’ Zabërgja godet nga distanca, por topi ndalet nga mbrojtja durrsake.
54’ Kruja harkon në zonë për Beqjen, gjuajtja e tij me kokë shkon në duart e Salit. (VIDEO)
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
37' Edmir Sali i jashtëzakonshëm, pret edhe penalltinë e përsëritur. (VIDEO)
37' PENALLTI! Peposhi godet, pret Sali dhe Lloci e shtyn topin në rrjetë. Por, goditja do të përsëritet pasi lojtarët ishin futur në zonë. (VIDEO)
21' Krosim i lartë dhe Gjini godet me kokë drejt duarve të Salit.
13' Jazxhi gjuan fluturimthi nga distanca e largët, por kontrollon portieri Sali.
2' Teuta e nis me gol, por Gjinollari kapet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
1' Fillon ndeshja në "Air Albania", skuadrat duan fitoren.