Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Kartonët e kuq të Vllaznisë prishën ekuilibrat”, Tetova: Po rikthehet Egnatia e dy fazave të para

Shkruar nga NEWSPORT
“Kartonët e kuq të Vllaznisë prishën

Egnatia fiton duelin e parë të gjysmëfinales së Kupës duke mposhtur Vllazninë minimalisht në shtëpi. Rrogozhinasit shkojnë me avantazh në ndeshjen e kthimit. Në fund të sfidës, trajneri Edlir Tetova foli për MCN TV.

“E kërkuam golin tjetër, por shumë avash. Në pjesën e parë kishim mundësi dhe nuk e bëmë. Është një fitore gjithsesi dhe do të shohim ç’do të bëjmë ndeshjen e dytë. Të vjen keq vetëm sesi shkoi loja me kundërshtarin që ishte me një lojtarë më pak. Por, ata ishin mbyllur në mbrojtje dhe u kërkova lojtarëve të lëviznin shpejt nga krahu në krahun tjetër.

Vllaznia i mori masat mirë dhe në pjesën e dytë nuk bëmë asgjë në portën kundërshtare. E dinim që do të ngjesheshin mbrapa duke kundërsulmuar, ndaj dueht të lëviznim shpejt, gjë që ne nuk e bëmë për asnjë minutë. Kjo ndeshje iku, shohim tjetrën.

Arbitrimi? M’u duk sikur kishte prekje me dorë në rastin e gjuajtjes së Malotës, por ishte afër trupit dhe çdo gjë OK.

Sot na prishën ekuilibrat kartonat e kuq të Vllaznisë, kur ishim me numër të barabarët ishim më mirë, në qarkullim në gjysmëfushë të kundërshtarit. Jemi në një rikthim të ekipit të dy fazave të para

Mario Gjata po rikthehet, për 2 javë do të jetë gati me grupin. Në kokë e kam një formacion, porn a është dëmtuar Xhemajli, po përdor Frank. Nuk ka gjë fikse pasi ja, Xhemajli ishte titullar dhe u dëmtua. 11-shja pakashum është në kokën time”, tha Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga