Në orën 15:00 do të luhen dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kukësi do të përballet me Tiranën në “Kukës Arena” dhe Egnatia do të presë në “Egnatia Arena” skuadrën e Vllaznisë.
Takime shumë të rëndësishme, ku ekipet do të kërkojnë fitoren për të qenë më afër finales së madhe. Trajnerët kanë skicuar formacionet me të cilat do të zbresin në fushën e lojës.
Formacionet zyrtare të dy sfidave:
Kukësi: Tafas, Lamce, Reci, Zhongo, Hasaj, Mingo, Duka, Beshiraj, Salami, Lala, Solodovnicov. Trajner: Bledar Devolli.
Tirana: Kozi, Lulaj, Najdovski, Jonuzi, Latifi, Haxhiu, Përgjoni, Jaku, Deliu, Hoxhallari, Patrick. Trajner: Erbim Fagu.
Egnatia: Sherri, Francois, Aleksi, Montenegro, Medeiros, Ndreca, Maloti, Zejnullai, Frangaj, Spahiu, Ibrahimoglu. Trajner: Edlir Tetova
Vllaznia: Qarri, Juric, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Boshnjaku, Mala, Hakaj, Stojanovic, Alivoda. Trajner: Qatip Osmani.