Po shijojmë orët dhe momentet e fundit të 2025 dhe me shumë optimizëm dhe kënaqësi po nisemi drejt një tjetër viti, që shpresojmë të jetë i mbarë dhe plot suksese. Dhe dalëngadalë po mbyllim një vit kalendarik të mbushur me ngjarje që në një mënyrë ose një tjetër kanë ndikuar në përditshmëritë tona.
Newsport.al në filim të dhjetorit hapi sondazhin për personazhin e vitit. Ata janë njerëz që kanë lënë gjurmët e veta përmes arritjeve dhe ndikimit të tyre në shoqërinë shqiptare. Emocionet nuk kanë munguar duke krijuar tablonë e këtij viti kalendarik. Newsport.al ka zgjedhur të gjithë ata që spikatën dhe shënjuan emrat e tyre në këtë 2025-së që po “soset” dalëngadalë, teksa tashmë është mësuar edhe fituesi.
Në fakt nuk është 1 por janë 2 dhe sipas ndjekësve të Newsport, çmimi i PERSONAZHIT TË VITIT u shkon Rey Manajt dhe Jurgen Uldedaj, të cilët morën nga 17% të votave, duke lënë prapa emra si Armand Duka, Sylvinho apo Edlir Tetova.
Sulmuesi ishte padiskutim protagonist kryesorë i suksesit të Shqipërisë dhe kualifikimit në “Play-Off” të Kupës së Botës 2026. Lushnjari shënoi golin vendimtar në Leskovc, ku i dhuroi Kombëtares shqiptare fitore 1-0 ndaj Serbisë dhe ky triumf e vendos atë në historinë e futbollit shqiptar. Një fitore në Leskovc, e cila përveç 3 pikëve, mbart në vetvete një të shkuar plot histori, vuajtje, dëshmorë dhe dhimbje.
Ndërkohë boksieri shqiptar shkruajti historinë dhe vendosi rekorde në ring. Jurgen Uldedaj shkroi historinë e boksit shqiptar duke u shpallur kampion bote në peshën cruiserweight në versionin IBO, pas fitores ndaj kampionit kamerunas Rolly Lambert Fogoum në “O₂ Arena” të Londrës, duke u bërë boksieri i parë shqiptar me një titull botëror në boksin profesionist.
REZULTATET E PLOTA TË SONDAZHIT:

