Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ Kur Mustafa NANO shkëlqente në futboll, i “pazhurmshi” që “zhurmonte” lojën e thjeshtë

Shkruar nga NEWSPORT

I gjendur si “shofer”i tre futbollistëve tiranas të huazuar tek ekipi jonë, pas një përplasje që patëm në Ersekë, në udhëtim e sipër njëri prej tyre do t’u thoshte kolegëve :

- Po ju si nxeheni, unë s’nxehem dot, ajo lojë është…!

Kjo bisedë u bë shkak i një “sherri” në veturë midis futbollistëve që ende pas 100 kilometrave rrugë nuk ju kishin rënë nervat dhe… “Muçit”…!

Nuk e di sa ngjan, por ky rast më “tipizoi” Muçin. Ju që e njihni vetëm nga ekrani, mbase e keni të vështirë të kuptoni se ka qenë edhe një Muç tjetër…, i ftohte pertej akullit !

Muçi…, pjesë e të tërës, një nga “xhevahiret” e gjerdanit të breznisë së artë. Fillesat e futbollit zyrtar i kishte në atë shkëlqim të të rinjëve të Tetorit ’77, atëher kur do të ishte pjesë e atij suksesi që do “detyronte” Muharremin, që ti merrte seriozishtë këta çunak, “trazavaçë”.

I veçantë brenda habitatit sportiv dhe një nga ata futbollistë që futbollin më shumë e luante për të argëtuar vehten se ndryshe... I ftohtë dhe i paintegruar me emocionet që përjetonte tifozeria, ai krijoi autoritetin e tij futbollistik duke bërë që Muharremi të komunikonte me të, si me asnjë tjetër, serioz. Ndoshta mund të ketë qenë nga të paktët që i ka “shpëtuar”, ironisë sarkazmike të trajnerit Baze.

Mesfushori bjond nuk ishte i zhurmshëm, por “zhurmonte” me lojën e thjeshtë me fantazi, por edhe me “pafajësinë” e autoritetit të kamufluar. Përtej futbollit një nga “lojrat” e papërsëritëshme në ekip ishte ajo e mardhënieve të Muharremit me ata që nuk i “rreshtoheshin” atij dhe në këtë lojë Muçi ka qenë organizatorë ekselent, që nuk e “shënonte” emrin si golashënues, por që nxirrte në pozicion shënimi Fredin. /Ilir Hoxha/

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga