Ndërsa ka pak orë që ka marrë fund aventura e Max Allegrit në “timonin” e Milanit, drejtuesit kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin. Lista e ngushtë përbëhet nga 4 emra që kërkojnë të bëjnë “zhurmë” në Evropë si trajner, por jo “peshën” e duhur për të siguruar tifozët se mund të rikthejnë Milanin e “artë”.
Fjala është për Van Bommel, Xavi, Iraola dhe Italiano. Van Bommel kohët e fundit u përfol në media për të marrë drejtimin e Shqipërisë, por që mbeti thjeshtë aludim. 49-vjeçari holandez ka drejtuar më herët PSV, Ëolfsburg dhe Royal Antwerp, pa ndonjë “bujë” të madhe.
Xavi bëri mirë te Barcelona, por u largua papritur. Iraola ka arritur të shkruaj historinë me Bournemouth, Kupat e Evropës, ama prap jemi në nivel mesatar. Vincenzo Italiano nuk ka bërë më shumë se posti i trajnerit te Fiorentina, suksesin më të rëndësishëm ka Kupën e Italisë me Bologna, 2024-2025.
View this post on Instagram
