Igli Tare
Igli Tare nuk do të jetë më drejtor sportiv i Milan. Tashmë është gjithçka zyrtare, me klubin që ka marrë vendime drastike pas dështimit për të siguruar një vend në UEFA Champions League.
Por, drejtori sportiv shqiptar nuk është i vetmi që e ka pësuar. Krah Tares janë shkarkuar edhe trajneri Massimiliano Allegri, CEO i klubit të Milan, Giorgio Furlani si edhe drejtori teknik, Geoffrey Moncada.
Kujtojmë që kuqezinjtë e kishin në “këmbët” e tyre misionin Champions. Humbja përballë Cagliarit dhe fitoret respektive të Romës e Comos, zbritën në vendin e pestë “Djallin”.
Poll
