Kampionati italian vjen me një kalendar të ngjeshur për javën përmbyllëse të këtij sezoni, ku “peshën” e vëmendjes pritet ta marrë gara për Champions, teksa një tjetër sy do të zhvendoset po ashtu dhe në verdiktin e fundit të mbijetesës.
Fillimisht, siparin e hap sfida mes Parmës dhe Sassuolos e cila nis në orën 15:00, teksa 3 orë më vonë Napoli pret Udinesen. Në mbrëmje, plot 5 takime do të luhen në të njëjtin orar, pra 20:45. Milani sfidon në shtëpi Cagliarin, ndërsa Como luan në transfertë përballë Cremonesen.
Po ashtu, spikat derbi mes Torinos së Ardjan Ismajlit dhe Juventusit, teksa Roma udhëton në transfertën e Veronës së rënë nga kategoria. Lecce e Ylber Ramadanit ka shansin e artë të “hipotekojë” qëndrimin në elitë, teksa do të përballet me Genoan si pritës të këtij dueli.
