Është mbyllur java e 38-të dhe e fundit në Serie A. Milani e ka kthyer në “tragjedi” ndeshjen kundër Cagliarit. Kuqezinjtë e drejtuare nga Max Allegri, nuk fituan dot ndaj ekipit të 14-të në tabelë, pavarësisht se shënuan të parët me Saelemaekers, e humbur 1 – 2 në “San Siro”.
Kjo disfatë, bën që Milani të mbetet jashtë zonës Champions për sezonin e ardhshëm, pozita e 6-të. Edhe pse Juventusi fitoi 1 – 0 (po luhet) derbin kundër Torinos, nuk e ka siguruar dot “biletën” për Champions (vendi i 5-të).
Roma dhe Como bën “detyrën”, fitore në ndeshjet respektive, kësisojë prezencën në kompeticionin më elitar për klube në edicionin 2026-2027. Lecce e Ylber Ramdani e mbylli sezonin me fitore karshi Genoa-s.
