Luciano Spalleti ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë pozicionin e tij, pas lajmeve që qarkulluan së fundmi lidhur me një dorëheqje të mundshme, nëse Juventusi nuk ia del të kualifikohet në Champions për sezonin e ardhshëm.
“Nuk më ka shkuar aspak në mendje një gjë e tillë. Fillimisht u përfol për kontratën e re dhe menjëherë e kthyen në dorëheqje”, është shprehur fillimisht tekniku italian.
Sipas tij, mes tij dhe drejtuesit po planifikohet projekti për të ardhmen, duke hedhur poshtë çdo pretendim të mundshëm mbi një “divorc”.
Bardhezinjtë do të luajnë të dielën derbin përballë Torinos, një sfidë "jetike" për vendin e 4-të në renditjen e përgjithshme dhe ku tre pikët janë detyrim për të përmbushur këtë mision.
