Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ “Plas” te Milani pas humbjes me Cagliarin, largohet “timonieri” i kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ “Plas” te Milani pas humbjes me Cagliarin, largohet
Igli Tare dhe Massimiliano Allegri

Nuk ka më dilema, Milani dhe trajneri Max Allegri kanë vendosur të ndajnë “rrugët” pas mbylljes së sezonit. Humbja ndaj Cagliarit në javën e fundit të Serie A, rezultoj “tragjike”, pasi kuqezinjtë mbetën jashtë zonës Champions për edicionin e ardhshëm.

Edhe pse 58-vjeçari kishte kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2027-të, rezultatet dhe përplasjet e brendshme kanë bërë që të ndërmerret ky vendim drastik, sipas gazetarit Matte Moretto.

Allegri firmosi me 19 herë kampionët e Italisë vetëm në verën e vitit 2025-të, por që nuk shkoi ashtu siç pritej. Te Milani, përgatitet “revolucion” në planin drejtues, aty ku s’ka “shpëtim” as për drejtorin sportiv Igli Tare.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

 

Poll

Lexo gjithashtu