Duket se fondet amerikane e pëlqejnë investimin në klubet e Serie A. Kjo për shkak edhe së fundmi ka ardhur dhe një ofertë për klubin e Napolit.
Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, Aurelio De Laurentiis ka marrë një ofertë që në dukje ishte e parefuzueshme, rreth vlerë rreth 2 miliardë euro. Një shifër kjo mjaft e lartë në krahasim me vlerën që janë shitur klube si Inter dhe Milan. Por De Laurentiis i ka thënë “jo” ofertës, duke e bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga klubi që e ka kthyer në lavdinë e dikurshme.
Oferta i është bërë nga Mat Rizeta, presidenti i Napoli Basket dhe i Kampobasos, një prej themeluesve të fondit amerikan Underdog Global Partners. Projekti i këtij grupi nuk kishte lidhje vetëm me futbollin, por edhe me sportet e tjera, me investime në strukturat e ndryshme.
