Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

FURTUNË largimesh te Milani! Cardinale me "dorë të hekurt" te kuqezinjtë, humbja ndaj Cagliarit sjell pasoja drastike

Shkruar nga NEWSPORT
FURTUNË largimesh te Milani! Cardinale me "dorë të
Milani

Zhgënjime, vërshëllima dhe turp. Kështu u mbyll ky sezon për Milanin pasi nuk ia doli të përmbushë të vetmin objektiv me të cilin u nisën që prej shtatorit, kualifikimin në Champions League.

Humbja “deklasuese” nga Cagliari në shifrat 1-2, shërbeu si një “faturë” e rëndë për kuqezinjtë të cilët do të mjaftohen me një pjesëmarrje në Europa League. Dukshëm, ky justifikim nuk e “ngop” aspak aspak pronarin e klubit, Gerry Cardinale i cili, siç raporton "La Gazzeta dello Sport", do të nisë shumë shpejt revolucionin.

Fillimisht, i sakrifikuari i parë do të jetë Giorgo Furlani, i cili dhe në mbledhjen e fundit të organizuar nga Cardinale nuk ishte i ftuar, duke e bërë “de facto” të shkarkuar nga roli i tij si shef ekzekutiv. Vazhdën e largimeve do ta shoqërojë Igli Tare, drejtori sportiv shqiptar, vetëm një vit pasi firmosi verën e kaluar. Një tjetër emër që do të ketë të njëjtin përfundim është po ashtu Geoffrey Moncanda, shefi i menaxhimit të talenteve.

Mbetet e paqartë nëse këtë “valle” do ta ndjekë dhe Zlatan Ibrahimovic, këshilltari i Cardinales, apo suedezi do të “tolerohet” duke vazhduar ciklin e ndryshimit.

Poll

Lexo gjithashtu