
Ilirjan Hitaj u gjet para pak ditësh i vdekur në zonën e Zvërnecit. Njihej si Kanina dhe ishte një emër i njohur në Vlorë, pikërisht në sportin e mundjes. Në fundin e viteve 80-të ai ishte pjesë e skuadrës së Flamurtarit duke arritur të fitonte tituj në Shqipëri.
Nuk do të harrohet asnjëherë viti 1988, kur Flamurtari i trajnerit Mynyr Begaj do të fitonte Kupën e Republikës. Me një skuadër plot cilësi siç ishin Mustafa Abazai, Safet Abazi, Bernard Lulo, Jaup Barjami, Ilirjan Hitaj dhe Krenar Luto. Në ditën e parë të ndeshjeve, kuqezinjtë arritë të merrnin plot 8 fitore, ndërsa në ditën e dytë Flamurtari shënoi 17 fitore dhe humbi vetëm 2 përballje.
Pikërisht në këtë ditë pati më shumë sportdashës. Nga sa mësohet, rreth 2 mijë vetë ishin të pranishëm në pallatin e sportit në Shkodër për të ndjekur ndeshjet mes mundësve. Krenar Lutaj i Flamurtarit dhe Sami Deda i Besëlidhjes ngritën peshë tifozët përmes perfomancës së tyre.
Këto finale u zhvilluan në Shkodër dhe krahas vlonjatëve, garonin 17 Nëntori dhe Dinamo. Asokohe skuadra e Flamurtarit bënte ligjin në tapetin e mundjes shqiptare. Ishte koha kur ata ishin idhujt e Vlorës, njerëzit me muskuj të Shqipërisë. /Newsport.al/