Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

SPECIALE/ Kur sakrifikon FUTBOLLIN për KINEMANË, njihuni me aktorin që luajti me DINAMON e madhe

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ Kur sakrifikon FUTBOLLIN për KINEMANË, njihuni me aktorin

Jeta për shumë njerëz merr kthesa të çuditshme. Nga një njeri i rëndomtë mund të kthehesh në një person që të gjithë të njohin dhe emri jot lidhet me atë çfarë ti jep. Futbolli, bota e spektaklit, televizioni i ka transformuar shumë njerëz nga disa persona krejtësiht të zakonshëm në idhuj dhe simbole. Ambicia është një ndjenjë që e nxjerr njeriun nga një skutë dhe e zhvendos në mes të një sheshi të madh apo arene, ku të gjithë i kanë drejtuar sytë tek ty.

Shumë njerëz të famshmëm janë detyruar që të heqin dorë nga një profesion apo zanat në favor të një statusi të madh që shumë e ëndërrojnë. Në periudhën e monizmit, aktorët ishte kategoria më e dashur për publikun, por dhe në vitet e demokracisë kontributi i tyre në kinematografinë dhe kulturën shqiptarë merret për bazë dhe tërheq adhurues të rinj. Shumë veta e kujtojnë mirë Ferdinand Radin. Ish-aktori i filmit dhe teatrit, i cili sot nuk jeton më, përpara se të identifikohej në fushën e aktrimit ishte futbollist. Shumë pak veta e dinë këtë. I njohur për rolet episodike, Ferdinand Radi ishte futbollist. Ai ishte pjesë e skuadrës së Dinamos në vitet 1958-1962. Pati nderin që të ngrinte titullin kampion në vitin 1960 dhe të luante me disa prej emrave që sot janë ikona të futbollit shqiptar, si: Skënder Halili, Shyqyri Rreli, Muhamet Vila, Skënder Jareci, që drejtoheshin nga strategu Zyber Konci.

Por, kthesën 180 gradë në jetën e Ferdinandit e bëri regjisori i njohur dhe miku i tij Kujtim Spahivogli, i cili e bindi t'i përkushtohej aktrimit. Në kinematografinë shqiptare, Radi ka luajtur më së shumti role të dyta dhe episodike, por që mbartnin një rëndësi të madhe në filma. Me pak fjalë dhe shprehi të gjallë të fytyrës dhe gjestikulacionet, ai krijoi stereotipin e personazhit episodik. Ferdinand Radi vlerësohet për batutat e shkurtra, dialogun spontan etj. Ai prodhoi njërin prej komedive më të mira dhe më të ndjekura shqiptare "8 persona plus", ku bashkëpunoi me Artistin e Merituar Andon Qesari.

Rolet e tij më të njohura në kinematografi janë: Njësiti guerril, Kur zbardhi një ditë, Shtigje lufte, Rrugicat që kërkonin diell, Shembja e idhujve, I treti, Skëterrë 43, Rrugicat që kërkonin diell, Dëshmorët e monumenteve, Fushë e blertë fushë e kuqe, Asgjë nuk harrohet, Kur ndahesh nga shokët, Përsëri pranverë, Kush është vrasësi Balada e Kurbinit, Vdekja e kalit, Pak freskët sonte dhe Nata.

Ai vdiq në vitin 2004 në moshën 62-vjeçare. Ferdinand Radi është babai i këngëtares dhe moderatores së emisionit "Boom" Rozana Radi dhe vëllai i ish-kantautorit Françesk Radi/NEWSPORT/

(referuar faqes "Aktorët Shqiptarë")

Tags:

DOSSIER Vendi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga