Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

Tragjedia e 36 viteve më parë, zjarri në stadium dhe 56 jetët e pafajshme të shuara

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedia e 36 viteve më parë, zjarri në stadium dhe 56

Historia flet. Ishte 11 maji i 1985, pra plot 36 vjet më parë. Jemi në Angli, atje ku u shpik futbolli. Luhej një ndeshje e rëndësishme në Divizionin e Tretë, kryesuesi Bradford City kundër Lincoln City. Pritej që Bradford të ngjitej në Divizionin e Dytë. Stadiumi i tejmbushur, gati 25 mijë shikues. "Valley Parade" i Bradfordit ishte ndërtuar në 1886 ,ku kishte pritur ndeshjet e regbisë dhe nga 1903 luhej futboll.

Kishte strukturë antike, disa sektorë ishin ndërtuar dhe me dru. Në të 40' minutë të lojës, një shtëllungë tymi filloi të ngrihej lart nga tribuna "G". Vijërojtësi dëgjon ulërimat e shikuesve dhe ndjen erën e djegies, ngre menjëherë flamurin lart. Kryesori Don Shae vërshëllen dhe ndalon lojën, për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Menjëhere ndërhyn policia, edhe pse sinjali i kuq nuk ish ndezur, për të ndihmuar dhe evakuuimin e zonës ku kishte nisur zjarri. Por tragjedia kishte ndodhur. Pikërisht tribuna e ndërtuar me dru, bitum e katran ishte përfshirë nga flakët.

Gjithçka dukej si një film apokaliptik. Nuk bëhej fjalë për futboll, por për të shpëtuar jetën e njerëzve. Angazhohen të gjithë, policia, ambulanca, vullnetarë te cilet u përpoqën,  sakrifikuan gjithçka, bënë të pamundurën për të shuar zjarrin e mallkuar. Por kur lindi dielli ne mengjesin e 12 majit 1985 në qytetin e Bradfordit, bilanci ishte tragjik. 56 të vdekur, 256 të plagosur.

Më shumë se kaq nuk ka ku të shkojë. Shkaku? Nuk u gjet kurrë. Si gjithmonë, fajtori mbeti jetim. U tha për një cigare të ndezur të hedhur poshtë (këshilloj duhanxhinjtë mos hedhin cigare të ndezura), apo çakmakë të hedhur nga ekzaltimi apo irritimi, por kjo nuk u provua kurrë. Viktimat ikën, faji mbeti jetim. Ishte 11 maji i 1985! / Sefer Kikija (11Maj 2021 Lugo, Ravenna. Italy) /

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga