Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

Si të ka Daja ty?

Shkruar nga NEWSPORT
Si të ka Daja ty?

Nga Adriatik Dosti

E pra, që sot prej këtij 16 tetori të trishtë të 2019-tës, kjo pyetje kaq njerëzore dhe fisnike që tregonte afinitetin e thjeshtësinë, por dhe respektin e dashurinë për njerëzit. Që dilte aq bukur e natyrshëm prej gojës së tij, njeriut të mirë e Mjeshtrit të madh të futbollit shqiptar Miço Papadhopulli. Do të na mungojë. Madje jo vetëm mua që njihesha e isha mik familjar i tij e i familjes së tij, të paktën prej 45 vitesh, por të gjithëve që patën fatin e mirë të njiheshin nga afër me të... me Dajën, siç e njohëm dhe e thirrëm plot respekt deri në ditën e fundit të jetës së tij.

I dhimbshëm vërtetë lajmi i ndarjes së tij nga kjo botë, aq sa s'gjej dot fjalë për të ngushëlluar familjen Papadhopulli, të gjithë atë afërmit e të dashurit e tij, miqtë e shokët të panumërt në mbarë Shqipërinë, dashamirësit e shumtë, klubin Partizani ku ai militoi e i fali pothuajse gjithë jetën e tij, komunitetin shqiptar futbollistik por edhe qytetarët e Tiranës sepse Daja ishte e mbeti një ndër qytetarët model e shumë të nderuar e të respektuar të saj për dekada me radhë.

I lindur me 1993, dy dekada më vonë, njëzetëvjeçari Miço Papadhopulli do të ishte në zentin e tij sportiv ku shkëlqen në radhët e atij Partizani të famshëm të asaj kohe mbushur me yje të tillë Maliqati, Ndini, B.Fagu, Resmja, Kraja e deri tek të mëvonshmit, Pano, Bytyçi, Jashari e tj.

E prej 1955-64 nën drejtimin e të mëdhenjve të futbollit shqiptar, R. Spahiu e L. Boriçi, mbrojtës i fuqishëm e energjik, disa herë kapiten i ekipit të Partizanit e anëtar i padiskutueshëm i ekipit tonë kombëtar. Papadhopulli do të fitonte 6 herë titullin kampion i Shqipërisë.

Miço "Daja" Papadhopulli do të ishte gjithashtu në përbërje të skuadrës së tij të zemrës në ato suksese të mëdha të futbollit shqiptar teksa Partizani i tij do të fitonte Medaljet e Argjendta me 1958 në Laipcig të Gjermanisë e me 1963 në Hanoi të Vietnamit. Madje, disa herë mbajti edhe shiritin e kapitenit të ekipit të Partizanit, por edhe të skuadrës sonë Kombëtare.

Pas lënies së karrierës futbollistike, Daja do të lidhet përjetësisht me futbollin duke qenë herë trajner, e herë drejtues në disa nga klubet tona. Herë aktivist i kudondodhur i të gjithë aktivitetit futbollistik kombëtar shqiptar e herë pedagogu i shumë respektuar i ILKF për vite me radhë.

Prej vitit 1997 -2002 Papadhopulli do të jetë zyrtarisht President i FSHF-së e deri në fund të jetës së tij si rrallë kush, deri më sot, ishte e mbeti President Nderi i futbollit shqiptar.

Gjatë karrieres së tij sportive e pas saj meritoi titujt e nderuar, Mjeshtër i Madh, Qytetar nderi i Tiranës, Mjeshtër i merituar sporti etj, etj si dhe mbante titullin Profesor-Doktor. Ndarja e tij nga jeta është padyshim një ngjarje e trishtë në historinë e sportit kombëtar shqiptar, e veçmas futbollit tonë, sport të cilit ai i kushtoi të gjithë jetën e tij.

Ngushëllime të sinqerta familjes Papadhopulli, por edhe gjithë komunitetit futbollistik shqiptar. Prehu i qetë e të qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë, shumë i respektuari miku im i mrekullueshëm, profesori e eduklatori ynë i pa lodhur. I thjeshti, gojë-ëmbëli e njërëzori Miço Papadhopuli.

Shënim: Këtë foto shkrepur në fund të viteve 90' ku jemi së bashku me V. Radën e O. Mulën, në një aktivitet kombëtar futbollistik në Tiranë e ku Daja sapo ishte zgjedhur President i FSHF-së. Duken një sërë figurash të nderuara e shumë të respektuara të futbollit shqiptar të tillë si F. Frashëri, M. Janku, T. Gjoka, E. Shehu etj.

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga