I lindur në vitin 1942, në një familje tregtarësh, për herë të parë Agim Lahi ra në sy për shtatlartësinë e tij në moshën 14 vjeçare, në vitin 1956, pas përfundimit të shkollës 8 vjeçare. Ishte ndër djemtë e spartakiadave dhe trajneri I Tiranës Feti Borova nuk e la rastin ti bjerë në tokë. E mori menjëherë si qendër, te ekipi I basketbollit. Shumë shpejt, në vitin 1961, sapo filloi të ndiqte studimet për inxhineri, del kampion me ekipin e Tiranës për katër vite me radhë (1961, 1962, 1963, 1965).
Një student I ri me katër kupa, katër herë kampion me brezin e basketbollistëve Dhimiter Papa, Vaso Shaka, Bujar Shehu,Boriz Bumci, Vangjel Shundi,Land Topalli,Bashkim Rizvanolli,Kosta Papa, Faruk Borova, S Preza,Kujtim Kasmi,Filip Guraziu, Renato Radoja, Bujar Golemi,Vladimir Gjurba. Por siç ndodhte atëherë me regjimin. Inxhinerët duheshin në terren për ndërtimin e Shqipërisë. Dhe pas përfundimit të fakultetit të inxhinierisë, e dërgojnë menjëherë në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, në ndërtimin e veprës madhore në vend. Por nuk mund të rrinte larg syrit të Vllaznisë. Që nuk mund të anashkalonte faktin se basketbollisti që kishte bërë përshtypje edhe në botë, të mos ishte pjesë e Vllaznisë. Në botë sepse, gjatë kohës që ishte student, ishte edhe basketbollist I Kombëtares.
Në vitin 1963, Agim Lahi shkon me kombëtaren në Olimpiadën e Xhakartës dhe në lojrat e Rinisë në Kinë, kur marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën ishin në lulëzim e sipër. Lojtar që spikati në qendër, me 1 metër e 95 cm shtatlartësi, për atë kohë shumë I gjatë, ra në sy edhe në mediat ndërkombëtare që ndiqnin aktivitet. Ndaj kur mbërriti në Vaun e Dejës, menjëherë e rrëmbeu Vllaznia. Sapo e morën vesh drejtuesit e fizkulturës në Shkodër, Zoti Fahri Fani, njeri që ka dhënë shumë për sportin shkodran si drejtues, ndërhyn që lojtari kampion me Tiranën, fitues kupe 4 herë, të jetonte në Shkodër dhe të aktivizohet me vllazninë. Edhe aty do të vendoste vulën e vet prej kampioni. Në vitin 1967, Vllaznia del kampion në Basketboll. Ishte koha e artë me Zyhdi Cobën, Nikolin Palin, Luan Shatku, Petrit Osmani, Nikolin Kovaci, Dhimitër Taci, Asllan Gjyrezin, Renato Radoja, Roland Koka, Filip Guraziu, Vladimir Gjurba, Flamur Selmani.
Me Vllazninë nuk e lidhi vec një kupë në basketboll. Por, inxhinieri-basketbollist punoi nga viti 1967-1970 në Komitetin Ekzekutiv. U fejua me një shkodrane nga një familje e nderuar Pravda Pelingu. E pas 1970, u kthye sërish në Tiranë. Në vitin 1975, në moshën 33 vjecare, nuk luajti më basketboll. Jeta e tij vazhdoi si inxhinier në Ministrinë e Ndërtimit dhe për shumë vite, mbajti edhe detyrën e zv.ministrit. Në vitet e demokracisë nuk e la punën. Vazhdoi derisa doli në pension. Edhe sot, vazhdon detyrën e administratorit. Nga Agron Isufi










