
Grabitësit e shtëpive e kanë kthyer në zakon, hyrjen në shtëpitë e futbollistëve duke vjedhur shuma të konsiderueshme. Viktima e rradhës është gjermani Thomas Muller. Sipas raportimeve të gazetës BILD, rreth orës 22:00 gjatë kohës kur Muller po luante ndaj Barcës, në shtëpinë e tij kishin hyrë hajdutët.
Policia konfirmoi se hajdutët morën para të thata, bizhuteri dhe sende të tjera me vlera të mëdha që mund të kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove sipas raportimeve. Mesfushori i Bayern, sapo doli nga fusha në përfundim të ndeshjes, iu komunikua situata dhe nxitoi drejt shtëpisë së tij për të mësuar më shumë rreth gjendjes.
Poll