
Douglas Luiz - Juventus
Ditën e sotme, Juventusi ka nisur zyrtarisht sezonin e ri, me lojtarët bardhezi që janë rikthyer në Continassa. Megjithatë, sezoni i ri për “Zonjën e Vjetër” nuk mund të niste pa një problem.
Douglas Luiz ka zgjedhur të mos paraqitet në qendrën stërvitore të Juventusit ditën e sotme, duke sjellë acarim të drejtuesve kundrejt tij. Mesfushori brazilian nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mungesën e tij sot në Continassa.
Drejtuesit e bardhezinjve, do të marrin masa për sjelljen aspak të rregullt të Douglas Luiz. Ky i fundit është prej kohësh jashtë planeve të Juventusit dhe me shumë gjasa do të shitet gjatë merkatos së verës.
Poll