Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tragjedia që u mori jetën 51 shqiptarëve, vjen REAGIMI i klubit të Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedia që u mori jetën 51 shqiptarëve, vjen REAGIMI i klubit
Teuta / Emiliano Vila & Blerim Kotobelli

Si sot 6 vite më parë, tërmeti i fuqishëm tronditi Shqipërinë, i cili u mori jetën 51 personave, ndërsa mbi 3000 të tjerë i la të plagosur. Dëme të mëdha në njerëz dhe ndërtesa pati qyteti i Durrësit.

Pikërisht për këtë datë të “mallkuar”, ka reaguar klubi i Teutës në rrjetet sociale. Në reagim e saj, Teuta e quan 26 nëntorin e 2019-ës, si një plagë për qytetin e Durrësit.

REAGIMI:

26 Nëntor 2019 – një datë që nuk është vetëm kujtim, por plagë e përbashkët e qytetit tonë. Në mes të dhimbjes, u bashkuam si familje. U ngritëm bashkë, u ndihmuam, u forcuam. 26 Nëntori do të mbetet gjithmonë një kujtesë e brishtësisë së jetës, por edhe e forcës së shpirtit durrsak. Në këtë datë, KF Teuta nderon viktimat e tërmetit dhe shpreh mirënjohje për ata që ndihmuan, sakrifikuan dhe dhanë shpresë.

Poll

Lexo gjithashtu