Teuta-Vllaznia
Vllaznia kryesues e Superiores do të zbres në fushë të premten kundër Teutës në “Loro Boriçi”, java e 13-të.
Kronologjia e fazës së parë, ku ekipi shkodranë pësoi gol në fund nga durrsakët, bën që ata të jenë dyfish të “karikuar”, shtoi faktin që vijnë pas barazimit të vuajtur ndaj Partzianit (1 – 1).
Klubi kuqeblu ka publikuar sot çmimet e biletave për këtë duel, të cilat variojnë nga 200 deri në 1.500 (lekë të rinj).
Pas 12 javësh kampionat, Vllaznia ndan kreun me Elbasanin nga 24 pikë. E dhënë domethënëse është se skuadra shkodrane nuk njeh rezultat tjetër përveç fitoreve në “fortesën” e saj.
Poll
