Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Paraqitje spektakolare kundër Vllaznisë, Partizani “kërcënon” Elbasanin me lojtarin që i bëri gjëmën Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Paraqitje spektakolare kundër Vllaznisë, Partizani
Diego Contreras

Barazimi 1-1 kundër Vllaznisë ka dhënë sinjale në kampin e Partizanit. Jo për pikën e marrë, por për lojën e zhvilluar me disa raste flagrante goli që mund t’i kishin dhënë fitoren të kuqve të Oltijon Kërnajës.

Përpos këtij barazimi, situata te kryeqytetasit është mjaft pozitive, me trajnerin tropojan që ka rikthyer optimizmin në skuadër.

Ditën e djeshme, klubi i kuq njoftoi axhendën për javën e 13-të të Superiores. Kryeqytetasit do të luajnë në transfertë ndaj Elbasanit, ndërsa ajo që ra në sy ishte fotografia e përzgjedhur në banerin e publikuar në kanalin zyrtar.

Diego Contreras, sulmuesi kolumbian që i shënoi dy gola Teutës dhe i dha fitoren të kuqve në “Niko Dovana”, duket se do të jetë gati për të zbritur në fushë nga mintua e parë.

Ai ishte zgjedhur në banerin e klubit të kuq, ndërsa pritet me interes të shihet nëse trajneri Kërnaja do ta preferojë që prej minutës së parë. Ndeshja Elbasani – Partizani është programuar të luhet të premten e 28 nëntorit, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Paraqitje spektakolare kundër Vllaznisë, Partizani
Postimi i klubit të Partizanit

 

Poll

Lexo gjithashtu