Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk dinë të fitojnë kundër Egnatias, trajneri i Tiranës Ardian Nuhiu me “mision” të qartë kundër kampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk dinë të fitojnë kundër Egnatias, trajneri i Tiranës
Ardian Nuhiu

Në 5 ndeshjet e fundit mes Tiranës dhe Egnatias, klubi bardheblu nuk ka fituar në asnjë rast, e përkthyer me 3 humbje dhe 2 barazime. Momenti i vështirë aktual ku ndodhen kryeqytetasit, i shton dozat e presionit te trajneri Ardian Nuhiu.

Pikërisht, 46-vjeçari pas barazimit të arritur me Flamurtarin në transfertë, do kërkojë të thyejë këtë “mendësi” përballë kampionëve në fuqi. Tirana “dergjet” në vendin e fundit të tabelës me 7 pikë, pas 12 javësh.

Në kampin e “rekordmenëve” të Shqipërisë përsaa i takon numrit të titujve, rreziku është i madh për rënien nga elita e futbollit shqiptar. Nga krahu tjetër, skuadra rrogozhinase vjen pas fitoren mbreslënëse 5 – 1 kundër Bylisit.        

Poll

Lexo gjithashtu