Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Humbja përballë Lazios "vret", Ylber Ramadani e ka me arbitrin: Goli i anuluar? Do të thotë shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja përballë Lazios "vret", Ylber Ramadani e ka me
Ylber Ramadani

Lecce u vu përballë Lazios, sfidë në të cilën nuk arriti t´i merrte më të mirën në fushë, pasi humbi 0-2. Rezultat ky i cili ka demoralizuar jo vetëm tifozët por edhe vetë futbollistët gjithashtu. Por përveç pakënaqësisë që ta krijon humbja e lojës, lojtarët kanë pasur edhe ankesa e kritika ndaj gjyqtarëve.

Pas përfundimit të ndeshjes, për këtë shqetësim ka folur edhe Ylber Ramadani. Mesfushori është shprehur se ekipi ka gabuar në pjesë e e parë të ndeshjes. Ndërsa nga ana tjetër goli i cili iu anulua nën pretekstin se ishte faull, nuk qëndron sipas tij, duke lënë të nënkuptohet se gjyqtari nuk veproi me drejtësi.

“Kemi gabuar në pjesën e parë, shumë pasime gabim dhe kjo e bëri Lazion të rrezikshëm. Për episodin e golit mendoja se kisha bërë faull unë ndaj Basiç, por pastaj e pashë dhe nuk më duket faull. Sotil godet Isaksen në gjoks, jo në fytyrë. Një gol i anuluar kështu për ne do të thotë shumë”, ka përfunduar 29-vjeçari.

Tanimë në Seria A, me rezultatin e djeshëm, Lecce e gjen veten me 10 pikë, ndërsa Lazio me 18 të tilla.

Poll

Lexo gjithashtu