Yll Gashi
Sulmuesi shqiptar, Yll Gashi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Bayern Munich U19 humbi në transfertë përballë Arsenal U19. Sfida e vlefshme për raundin e 5-të të UEFA Youth League, përfundoi 4-2 për londinezët.
Megjithatë, talenti shqiptar ishte fantastik në fushën e lojës. Ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25-të të sfidës, duke i dhënë të tijëve avantazhin e përkohshëm. Vlen të theksohet se 17-vjeçari shihet si një ndër talentët më premtues.
Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit, mësohet se Gashi ka refuzuar të veshë fanellën e Gjermanisë. Shqipëria dhe Kosova janë në garë për shërbimet e sulmuesit, me “Dardanët” në “pole position”.
Poll
