Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Asllani “tërbon” kampionatin pas huazimit, dy BIG-ët e Evropës gati të transferojnë shqiptarin

Shkruar nga NEWSPORT
Asllani “tërbon” kampionatin pas huazimit, dy BIG-ët e
Fisnik Asllani

Fisnik Asllani po kalon formën e jetës këtë sezon me Hoffenheim dhe përfaqësuesen e Kosovës. Sulmuesi shqiptar, i cili ra në sy që sezonin e shkuar ku ishte në huazim te SV Elversberg.

Ndërkohë që këtë sezon, 23-vjeçari po tregon performanca të nivelit të lartë me Hoffenheim, duke treguar qartë se huazimi e ka rritur.

Duke parë formën e tij, klubet BIG janë vënë në lëvizje. Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë në garë serioze për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Hoffenheim, maksimumi në merkaton verore, pa hequr edhe mundësinë e janarit.

Bavarezët mbeten në “pole position” pasi kanë zhvilluar bisedime më serioze me palën e lojtarët dhe klubin tjetër të Bundesligës. Ndërsa Dortmund po pret, megjithatë është një ekip që ka interes të lartë.

Vlen të theksohet se vlera e sulmuesit shqiptar momentalisht në mediumin “Transfermarkt”, është jo pak, por plot 18 milionë euro.  

Poll

Lexo gjithashtu