Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Pretendentët kryesorë për titullin, trajneri TRONDIT me deklaratën: Futbollistët nuk paguhen prej 3 muajsh, stafi ka më shumë...

Shkruar nga NEWSPORT
Pretendentët kryesorë për titullin, trajneri TRONDIT me
Vushtrria

Trajneri i Vushtrrisë, në Ligën e Parë të Kosovës ka folur së fundmi për gjendjen e klubit ku po ushtron profesionin e tij. Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka treguar problemet e klubit, duke mos ngurruar të deklarojë se futbollistët dhe stafi nuk paguhen prej kohësh.

"Falënderoj futbollistët e tifozët që i kanë ndihmu ekipit, pavarësisht 1001 problemeve që i kemi pas, ja kemi arritë të ia dalim. Vonesa e pagave? Është e vërtetë që lojtarët nuk kanë paga qe 3 muaj, e ne si staf edhe më shumë”, është shprehur Dallku.

Vlen të theksohet se Vushtrria është pretendenti kryesor për t’u ngjitur në Superligën e Kosovës. Momentalisht, ekipi i Dallkut mban vendin e parë me 40 pikë, 1 më shumë se Feronikeli.

Poll

Lexo gjithashtu