Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E PAPRITUR/ 350 mijë euro dhe 55 ndeshje me kombëtaren, Tirana arrin akordin me mbrojtësin 26-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ 350 mijë euro dhe 55 ndeshje me kombëtaren, Tirana arrin
Basilio Ndong

Basilio Ndong pritet të jetë futbollisti më i ri i Tiranës. Sipas “sportmania”, mbrojtësi nga Guinea Ekutoriale ka rënë dakord për të veshur fanellën e bardhebluve në Superiore.

Një rol kyç në këtë transferim e ka luajtur edhe drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Omer Bunjaku. Kjo për shkak se Bunjaku dhe Ndong kanë qenë më parë pjesë e ekipit të Shkupit.

Kujtojmë se Ndong ka një karrierë interesante, pasi përveç Shkupit ka luajtur edhe në Belgjikë, Norvegji dhe Rumani. Ai është aktivizuar për ekipe si Uesterlo, Start dhe Craiova, ndërsa momentalisht është lojtar i lirë.

Vlera e tij aktuale në “Transfermarkt” është plot 350 mijë euro, teksa numëron edhe 55 paraqitje me fanellën e kombëtares së tij, Guinesë Ekuatoriale.

Poll

Lexo gjithashtu