Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ekipi më simpatik, por çalon në sulm”, Lirim Zalla gjen ngërçin e Dinamos: Merkato...

Shkruar nga NEWSPORT
“Ekipi më simpatik, por çalon në sulm”, Lirim Zalla
Lirim Zalla

Gazetari dhe analisti Lirim Zalla ka folur së fundmi për Dinamon. I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN, Zalla tha se Dinamo për të, është ekipi më simpatik i Superiores, bazuar në mënyrën e të luajturit.

Megjithatë, analisti i njohur ka gjetur “defektin” e ekipit dinamovit. Sipas tij, klubi ende nuk ka sulmues “perfektë”, duke mos mundur të zëvendësojnë Baton Zabërgjën dhe Itodo Mandelën, të cilët ishin kyç për ekipin.

“Dinamo për mua është ekipi më simpatik nga mënyra se si luan futboll në kampionatin tonë. Mirëpo, nuk ka pjesën e rifiniturës, apo të një lojtari sulmues. S’ka mundur dot të zëvendësojë Baton Zabërgjën dhe Itodo Mandelën, edhe pse ka sjellë shumë lojtarë, s’po i gjen dot ata”, tha Lirim Zalla.

 

Poll

Lexo gjithashtu