Ilir Daja
Pas barazimit 1-1 me Elbasanin, trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka hapur zemrën dhe ka treguar problemet e ekipit të tij. Duket se “ngërçi” i dinamovitëve është sulmi, është më saktë “numri 9”.
Vetë tekniku u shpreh se në merkaton e janarit duhet të hidhen në sulm për 1 ose 2 sulmues, që bëjnë mirë rolin e “pykës”. Një kërkesë e drejtpërdrejtë ndaj drejtuesve, por s’dihet se ç’do të ndodhë.
“Të kemi të paktën 1 apo 2 sulmues me eksperiencë në merkaton e janarit. Do të kemi probleme sepse është periudhë që nuk na sjell lojtarë shumë cilësorë”, u shpreh Ilir Daja pas barazimit me Elbasanin.
Poll




