Juljan Shehu është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Vidzev Lodz humbi në shtëpi përballë Korona Kielce. Sfida e vlefshme për javën e 16-të të ligës polake, përfundoi 1-3.
Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e vetëm për të tijët.
Në minutën e 49-të të sfidës, Shehu gjeti rrugën e rrjetës pas një aksioni mjaft të bukur nga ekipi i tij, por edhe me pak fat. Megjithatë, ky gol i rriti vetëm moralin personal, pasi skuadra e tij u mposht.
Kështu, ish-mesfushori i Laçit shkon në kuotën e katër golave sezonal në kampionatin polak.
Kujtojmë se mesfushori u la jashtë Kombëtares nga Sylvinho në ndeshjen përballë Anglisë, për shkak të kartonëve të verdhe dhe të mos rrezikonte duelet e “play-off”.


