Goli i Qazim Laçit
Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor po barazon në shtëpi përballë Fenerbahce. Sfida e vlefshme për javën e 13-të të Superligës turke, është momentalisht 2-2.
Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijët. Në minutën e 15-të të sfidës, dibrai shtangu gjigantët turq, duke shënuar një supergol.
Laçi shënoi një gol mjaft të bukur me të djathtën nga goditja e dënimit. Topi “nuk u pa” nga portieri kundërshtar dhe përfundoi në fundin e rrjetës.
Goli i Qazim Laçit
Poll
