Merkatoja është periudha më surprizuese sa i takon lëvizjeve së lojtarëve. Veçanërisht nëse flasim për sulumesin polak, Robert Lewandowskin. Emri i të cilit është lakmuar edhe nga ekipi i Fenerbahces, me qëlllimin e trasnferimit të tij në Stamboll.
Edhe pse sulmuesi polak i cili luan për Barcelonën e ka refuzuar kërkesën nga turqit, nga ana tjetër nuk ka pasur një rinovim kontrate me katalanasit. Kontrata me ta do t'i përfundojë në qershor, ndërsa 37-vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të vijuar me ekipin spanjoll.
Sa i përket lëvizjes ai është shprehur se është ende i paqartë, ndërsa po pret deri në përfundim të kontratës.
“Së shpejti do të jem gati të vendos se cilën rrugë dua të ndjek dhe të shoh se cilat janë mundësitë e mia. Jam i qetë. Nuk e di se ku do të jem ose çfarë do të dua të bëj pas disa muajsh. Nuk kam pse të bëj asgjë dhe nuk e kam me nxitim”, ka përfunduar Lewandowski.
Rikujtojmë se sulmuesi polak ka bërë mjaft mirë në ndeshjet e fundit, ndërsa vlera e tij arrin deri në 10 milionë euro.
