Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Vendi i fundit në Superligë, trajneri LARGOHET nga kryeqytetasit: Sot jap dorëheqjen!

Shkruar nga NEWSPORT
Vendi i fundit në Superligë, trajneri LARGOHET nga kryeqytetasit: Sot
KF Prishtina e Re

Shpëtim Babaj nuk do të jetë më trajner i Prishtinës së Re. Është vetë 43-vjeçari, ai që ka njoftuar që ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante në klubin kryeqytetas në Kosovë.

Ky vendim vjen pas rezultateve të dobëta, me ekipin që momentalisht mbyll renditjen në Superligën e Kosovës. Pas 14 ndeshjesh, Prishtina e Re mban vendin e fundit me vetëm 9 pikë.

“Sot jap dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e kryetrajnerit të KF Prishtina e Re. Ky vendim vjen pas një analize të situatës aktuale dhe pas ndeshjes së fundit, duke konsideruar të gjitha aspektet profesionale të punës sime. Edhe pse dorëheqjen e kam paraqitur më herët (dy herë), këtë herë vendimi është përfundimtar”, shkruan ndër të tjera Babaj.

Vendi i fundit në Superligë, trajneri LARGOHET nga kryeqytetasit: Sot
NJOFTIMI

 

Poll

Lexo gjithashtu