Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Laçi është “kockë” e fortë në shtëpi, kurbinasit ndalin Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Laçi është “kockë” e fortë në
Laci - Partizani

LAÇI 1 – 1 PARTIZANI (Zeka 80'/ Ballhysa 86')

Ndeshja: Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Laçit dhe Partizanit, me ekipet që ndajnë kështë nga 1 pikë. Një përballje mjaft e luftuar mes dy skuadrave, ku të kuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Agim Zekës.

Sulmuesi i kryeqytetasve gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80-të, duke ngritur në këmbë të gjithë tifozët e kuq. Por festa e “demave” zgjati vetëm pak, pasi në minutën e 86-të do të ishte Leo Ballhysa që do të rikthente baraspeshën në Laç.

Me rezultatin 1-1 mbyllet kjo sfidë dhe pas këtij takimi Partizani shkon në kuotën e 8 pikëve dhe mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit, ndërsa nga krahu tjetër Laçi mbetet i fundit me 3 pikë.

Abissnet Superiore: Java e 5
Stadiumi: “Laçi”

FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Tresa, Myrta, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Traore, Papa. Trajner: Armando Cungu
PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Zeka, Cara, Zguro, Sembene, Hadroj, Mba, Rrapaj. Trajner: Aleksandër Veselinoviç

LIVE:

86'-Nuk zgjat shume festa e kuqe, Ballhysa rikthen baraspeshen. 

80'- Zeka këtë herë mposht Dajsinanin, Partizani kalon në avantazh.


15' Rasti i mirë për Zekën, por Dajsinani thotë "JO".

1’ Starton sfida në Laç, ekipet kërkojnë fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga