Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana siguroi mbijetesën në Superiore, trajneri nxjerr FOTON nga stadiumi i Elbasanit: Askush s’e di çfarë fshihet pas kësaj...

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana siguroi mbijetesën në Superiore, trajneri nxjerr FOTON nga
Sebino Plaku dhe Orges Shehi (Besiktas-Tirana, 27 korrik 2023)

Tirana ia doli që të triumfonte në transfertë përballë Elbasanit me shifrat 1-3, në ndeshjen e javës së fundit të “Abissnet Superiore”. Kështu, “bardheblutë” siguruan mbijetesën, madje nuk do të jenë as në “play-out” si sezonin e shkuar.

Pas fitores në “Elbasan Arena”, festa ka shpërthyer në kampin e kryeqytetasve. Një foto nga festa në dhomat e zhveshjes, është publikuar edhe nga zëvendësi i Orges Shehit, Sebino Plaku, me këtë të fundit që tregon edhe sakrificat që janë bërë për të arritur këtë objektiv.

“Askush nuk e di çfarë është fshehur pas kësaj fotoje… Sakrifica, presion, lodhje, zhgënjime, heshtje dhe shumë punë në momentet kur askush nuk shikonte. Elhamdulilah! Falënderimi i takon Zotit”, shkruan Plaku në rrjetet sociale.

Tirana siguroi mbijetesën në Superiore, trajneri nxjerr FOTON nga
Postimi i Sebino Plakut

 

Poll

Lexo gjithashtu