Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia "shtron rrugën" drejt trofeut, shkodranët me "asin nën mëngë" rivalizon kundërshtarët për Final Four

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia "shtron rrugën" drejt trofeut, shkodranët me
Vllaznia

Vllaznia e mbylli në vendin e parë renditjen e përgjithme në top 4-shen e klasifikimit, pas përgjysmimit të pikëve, menjëherë pasi “Abissnet Superiore” përfundoi të dielën javën e 36-të dhe të fundit për sezonin e rregullt.

Me 31 pikë, bazuar nga formula e re e Final Four, shkodranët kanë një arsye më shumë pse mund t’i gëzohen faktit që titulli këtë edicion mund të rikthehet në Shkodër pas 25 vitesh. Bëhet fjalë për repartin e sulmit, pozicion ky që ka prodhuar një rendiment të shkëlqyer finalizimesh duke konkurruar “kokë më kokë” me Elbasanin, por ajo çfarë i dallon kuqeblutë është pikërisht mënyra se si vijnë golat.

Plot 14 emra të ndryshëm që kanë kontribuar me gola dhe asiste për Vllazninë, tregues që flet për një “avantazh” të skuadrës së Edi Martinit e cila nuk e lejon kundërshtarin të ketë “koordinata” të qarta sa i përket aksioneve që rrjedhin nga “djemtë” shkodranët për të tentuar golin.

“Hartën” e udhëheq Bekim Balaj, sulmuesi i cili regjistron në llogarinë e tij 13 gola, ndërsa ndiqet nga Kallaku me 5 të tillë dhe Dodaj me 4. Mala dhe Jago ndajnë të njëjtën numër golash, 3 për secilin respektivisht, ndërsa dy herë kanë “tundur” rrjetën Bismark, Kastrati dhe Murataj. Boshtin e golashënuesve e mbyllin Ara, Bajrami, Gurishta, Hakaj, Tafili dhe Qato.

Një “repart i frikshëm” që sinjalizon rivalët e Vllaznisë në garën e hapur për hapat e fundit drejt trofeut. “Nuhatja” për gol është e pagabueshme, ndaj dhe shkodranët kanë një “as nën mëngë” se si të mposhtin këtë konkurrencë.

Poll

Lexo gjithashtu