Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Edi Martini te Ilir Daja e Gvozdenovic, Orges Shehi i jep “leksion shahisti” trajnerëve në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Edi Martini te Ilir Daja e Gvozdenovic, Orges Shehi i jep “leksion
Edi Martini, Ivan Gvozdenovic, Orges Shehi dhe Ilir Daja

Skuadra e Tiranës siguroi mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar dhe “arkitekti” i kësaj arritje është padiskutim trajneri Orges Shehi.

Edhe pse i mori bardheblutë në vendet e fundit të tabelës, e pasuar me lojë të brishtë dhe reparte pa busull, qoftë në mbrojtje, mesfushë e sulm, Shehi i ndryshoi “fytyrën” ekipit bardheblu.

Janë 9 ndeshje radhazi që Tirana nuk njeh rezultat negative në Superiore, e përkthyer me 7 fitore dhe 2 barazime, 23 pikë nga 27 të mundshme, statistikë e jashtëzakonshme.

Kjo e dhënë merr vlerë tej mase të lartë për faktin ku ndodhej skuadra kryeqytetase dhe forca e kundërshtarëve. Ata mposhtën Partizanin në derbi, fituan Klasiken e Shqipërisë ndaj Vllazninë, duke “thyer” edhe “tabu”, ku bardheblutë vinin pas dy humbjeve radhazi në derbi dhe 0 gola të shënuar.

Kurse me shkodranët nuk e njihnin fitore “para erës” së Orges Shehit këtë edicion. Statistika të tilla, as Edi Martini i Vllaznisë, Gvozdenovic i Elbasanit apo Ilir Daja i Dinamos, nuk i afrohen shifrave të Shehit.       

Poll

Lexo gjithashtu